Vllahiu pas dorëheqjes së Haradinaj: Kjo nuk është drejtësi
Ambasadori i Kosovës në Çeki dhe ish këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Arbër Vllahiu ka reaguar pas dorëheqjes së këtij të fundit nga pozita e kryeministrit dhe ftesës si i dyshuar nga Specialja.
Përmes një postimi në Facebook, Vllahiu ka thënë se kjo nuk është drejtësi.
“Kjo nuk është drejtësi.#RamushHaradinaj”, ka shkruar Vllahiu.
Ndryshe, sot në fund të mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.