75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vllahiu tregon pse u shkarkua Zëvendësministri

Arbër Vllahiu tregoi për kallxo.com pse u shkarkua zëvendësministri Fatir Berzati.

Pas shkarkimit të Fatir Berzatit, zëvendësministrit nga komuniteti goran, Arbër Vllahiu, shefi i kabinetit në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj tregoi arsyen e këtij veprimi.

Vllahiu tha se shkarkimi është bërë me kërkesë ë subjektit politik të cili i takon zëvendësministri.

“Vendimi është marrë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore dhe me kërkesë te subjektit politik të cilit i takon zëvendësministri, si partner koalicioni”, tha Vllahiu për kallxo.com.

Kryeministri Ramush Haradinaj  e shkarkoi dje Fatir Berzatin.

Berzati ishte zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa i takon subjektit të goranëve JPG.