10:55 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

Vllasi: Legjitimitet marrëveshjeve u jep fakti se ato janë arritur në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së

Avokati dhe politikani kosovar Azem Vllasi ka thënë se “marrëveshja për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e datës 27 shkurt dhe Aneksi për zbatimin e asaj marrëveshjeje të datës 18 mars janë të padiskutueshme dhe të vlefshme nga pikëpamja juridike”.

“Sipas Konventës së Vjenës për të drejtën e kontratave, të gjitha marrëveshjet e arritura ndërmjet palëve me legjitimitet ligjor janë të vlefshme, pavarësisht nëse ato janë nënshkruar zyrtarisht apo konfirmohen verbalisht”, tha Vllasi për Danas kur u pyet për takimin në Ohër mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe çfarë i obligon ligjërisht.

Siç tha Vllasi, “në këtë rast, legjitimitet shtesë juridik i këtyre marrëveshjeve u jep fakti se ato janë arritur në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe jo personave privatë”.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti dhe Vuçiq nuk e kontestojnë se e kanë pranuar marrëveshjen dhe aneksin dhe janë pajtuar që ndërmjetësit të mbikëqyrin dhe ndihmojnë në zbatimin.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të gjetur se kush çfarë dëshiron dhe çfarë nuk dëshiron të respektojë dhe zbatojë. Se si do t’u shpjegohet të pakënaqurve në shtëpi është tjetër çështje”, ka përfunduar Vllasi.