Vllasi: Moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pas luftës është turp për Kosovën
Tash e sa vite vazhdimisht është kërkuar të hetohen vrasjet e pasluftës, vrasjet e figurave të shquara publike e politike.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pas luftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit. Ai njëherit ka kërkuar të ndriçohen rastet e tilla.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se kërkesa e Haradinajt është mëse e qëlluar, kjo pasi që vjen nga niveli i pushtetit.
“Deklarata e Ramush Haradinaj se duhet të ndriçohen dhe penalisht të ndjeken rastet e vrasjeve me motive politike të pas luftës është shumë e qëlluar. Së pari e qëlluar se vjen nga niveli i pushtetit dhe e dyta pikërisht nga Ramush Haradinaj i cili nuk është nga struktura e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prej cilës kanë pësuar më së shumti njerëz pas luftës, prandaj njeri i cili është i strukturës së luftës”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.
Vllasi ka thënë se kjo është brenga më e madhe e shoqërisë tonë nga pas lufta, edhe pse pak e vonuar por megjithatë e qëlluar.
“Mendoj se nuk vjetërsohen këto raste, në mënyrë të veçantë organet e hetuesisë, prokuroritë, gjykata të merren me raste të tilla sepse kjo do të ishte shumë e shëndetshme për lëvizjen më të thellë dhe stabilitetin e shoqërisë sonë. Kjo është brenda më e madhe e shoqërisë tonë nga pas lufta, andaj duhet hetime”, ka shtuar ai. /Indeksonline/