23:50 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / A K

Vllasi: Petkoviqit t’i vendoset ndalesë e përhershme

Ish-politikani Azem Vllasi, ka folur sot për zhvillimet e fundit mes Kosovës e Serbisë, specifikisht ndalesën për hyrje në Kosovë të zyrtarit serb Petar Petkoviq.

Ai në Edicionin Special u shpreh se kjo ndalesë është me të drejtë, madje siç vlerëson ai, ndaj Petkoviqit do duhej të kishte ndalesë të përhershme, njofton Klankosova.tv.

”Serbia është e interesuar që me këso lloj ekcese të vogla, të mbajë një tension në raporte sepse nuk është e gatshme ta vazhdojë dialogun. Serbia ua ndaloi disa zyrtarëve kosovarë që të shkojë në Luginën e Preshevës. Dhe ai çohet sot vjen kinse për të hyrë në Kosovë, duke e ditur se autoritetet kosovare nuk i lejojnë për të hy këtu”.

”Nëse përcillet mirë ky njeri është arrogant, dhe nëse ka një fjalor të vrazhdë për Kosovën dhe zyrtarë, unë nuk e di si mund të vijë ai në Kosovë e të bëjë diçka mirë për serbët që jetojnë këtu. Por, ka zyrtarë të tjerë të Serbisë, që duhet të vijnë, që mund të vijnë të vizitojnë”.

”Por ky njeri [Petar Petkoviq] që ka tentuar sot të hyjë, mendoj se për të, do duhej të ketë ndalesë të përhershme”.

”Serbia nuk është e interesuar që dialogu të përfundojë shpejtë. Dhe derisa nga Serbia dëgjojmë gjithmonë të përsëritet se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, ajo bën me dije se nuk është e interesuar për finale e dialogut. Sa i përket palës kosovare, duhet të jetë operative, e gatshme gjithmonë që në dialog të merr pjesë kurdo që ftohen zyrtarë nga Brukseli”.