75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / H F

Vllasi: VV-ja mezi pret të marrë shuplakë nga shtetet mike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Pas këtij vendimi, Lista Serbe ka ushtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të KQZ-së.

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka reaguar ndaj situatës, duke konsideruar se VV-ja po tregohen mazohista.


“Këta të VV-së po tregohen mazohista. E dinë se Lista serbe megjithate do të çertifikohet për pjesëmarje në zgjedhje, por kanë merak ta marin një shuplakë edhe për këtë çështje. Madje, sa më e fortë të jet shuplaka prej përfaçsuesëve të shteteve mike të rëndësishme, aq më mirë u duket dhe faqja nuk u skuqet”, tha ai për IndeksOnline.

Ky është rasti i tretë brenda këtij viti kur partia kryesore e serbëve të Kosovës përballet me procedura që rrezikojnë pjesëmarrjen e saj në zgjedhje, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

Pritet që PZAP-ja të marrë një vendim në ditët në vijim, i cili do të përcaktojë nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e garës zgjedhore të 28 dhjetorit.