23:05 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Vllaznia dhe Egnatia eliminohen nga Conference League

Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Egnatia janë eliminuar nga kualifikueset e Conference League.

Vllaznia e Shkodrës në ndeshjen e kthimit, fitoi në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Linfield, me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Bekim Balaj, shkruan IndeksOnline.

Mirpo kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme që Vllaznia të kaloj në raundin e dytë të Conference League, pasi në ndeshjen e parë kishte pësuar humbje me rezultat 3-1.

Të njëjtin fat e ka pasur edhe skuadra tjetër shqiptare, Egnatia, e cila është eliminuar nga Ararat Armenia.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, sonte në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një dramë e madhe ku u shënuan edhe 8 gola.

Rezultati i kohës së rregullt ishte i barabartë 2-2, ndërsa pas Extra-Time, ndeshja përfundoi me rezultat 4-4.

Skuadra armene kaloi në rrethin e dytë kualifikues të Conference League pas ekzekutimit të penalltime, ku fituan me rezultat 4-2./IndeksOnline/