75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / G T

Vllaznia e Pozheranit i bën disa transferime gjatë afatit kalimtar, synon rikthimin!

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit ka bërë disa perforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dikur luanin në Superligë, tani janë në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, shkruan Indeksonline

Tri transferimet e fundit që kjo skuadër ka bërë janë: Leart Shkodra (FC Drita U21), Jasin Sahiti (FC Vushtrria) dhe Syar Halabaku.

Kujtojmë që skuadra nga Komuna e Vitisë momentalisht është në pozitën e parafundit në Ligën e Dytë me vetëm gjashtë pikë në 16 ndeshje.

Por, kjo skuadër viteve të fundit ka pasur shumë probleme me financa. Kjo ka ardhur nga menaxhimi i dobët që ka pasur kryesia e mëparshme./Indeksonline/