14:54 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vllaznia zhytet në krizë, mposhtet nga Drita

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit ka pësuar humbjen e 14-të në këtë sezon.

Klubi i Vllaznisë u mposhtë nga Drita me rezultat 3 – 0, në xhiron e 17-të, të Vala Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Tri golat për ekipin nga Gjilani i shënoi Kastriot Rexha, 50’të, 84’të dhe 87’të.

Me këtë fitore, Drita ngritët në pozitën e dytë me 29 pikë, kurse Vllaznia mbetët e fundit me pesë pikë./IndeksOnline/