Vllaznimi jep lajmin e vitit për gjakovarët

Klubi Futbollistik Vëllaznimi, ka njoftuar se sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën e Parë të Kosovës.
Klubi gjakovar ka arritur marrëveshje me KF Drenasin që të fuzionohen dhe KF Vëllaznimi ti vazhdoj garat në Ligën e Parë, shkruan IndeksOnline.
KF Vëllaznimi ditët në vazhdim do të prezantojë për futbollistët që kanë vendosur të qëndrojnë në klub dhe ata që kanë transferuar gjatë afatit kalimtar veror.
Njoftimi i plotë:
Gjithçka për ty Vëllaznim
KF Vëllaznimi njofton mediat dhe publikun e gjerë se sezonen e re futbollistike do të garoj në Ligën e Parë të Kosovës.
Pas shumë angazhimeve, Kryesia e Klubit arriti marrëveshje me KF Drenasin që të fuzionohen dhe KF Vëllaznimi ti vazhdoj garat në Ligën e Parë, kjo e gjitha falë të gjithë anëtarëve të Kryesisë që u angazhuan dhe u organizuan në mënyrë perfekte deri te zgjidhja e çështjes së Klubit.
KF Vëllaznimi deri më tani ishte i regjistruar ligjërisht si K.F.C Vëllaznimi, kurse tash e tutje emërimi zyrtar dhe ligjor i klubit do të kthehët në emrin Historik, gjegjësisht në Klubi i Futbollit “K.F. VËLLAZNIMI” Gjakovë, në këtë mënyrë duke rikonfirmuar vazhdimin e historisë së lavdishme të klubit tonë që nga viti i largët 1927 e deri më sot, dhe duke konfirmuar Logon origjinale dhe ngjyrat kuq e zi të cilat përfaqsojnë identitetin dhe historin e klubit tonë.
Së shpejti do tju njoftojmë për fillimin e stërvitjeve për sezonin 2023/24 dhe rreth lojtarëve që kanë qëndruar në klub dhe atyre të cilët janë bashkuar me klubin gjatë afatit kalimtar veror.
Me Respekt
K.F Vëllaznimi – Gjakovë/IndeksOnline/