“Vlojnë” minjtë në lagjen Mati 1

Banorë të Matit 1 në Prishtinë janë duke u përballur me një problem jo të zakontë: minjtë.
Një nga banorët ka hasur ne një tufë minjsh në afërsi të kontejnerëve të mbeturinave që gjenden mes lagjes Mati dhe Rrugës C, e që sipas tij, kjo është bërë një gjë e rëndomtë kur mungon pastrimi dhe trajtimi i duhur i mbeturinave në atë zonë.
Për IndeksOnline, banori i shqetësuar ka deklaruar se ka kohë që një gjendje e tillë nuk ka gjetur zgjidhje, e që frika më e madhe paraqitet tek infeksionet që mund të bartën.
“Disa nga minjtë janë edhe në madhësi të konsiderueshme dhe nuk frikësohen aspak edhe nëse iu afrohesh. Një gjendje e ngjashme, por pak më e vogël është edhe në pjesën tjetër të kontejnerëve, rreth 100 metra më poshtë se ky lokacion – në të njëjtën rrugë” deklaroi banori që vendosi të qëndrojë anonim.
Thirrja e banorëve është që të trajtohen me prioritet mbeturinat, në mënyrë që edhe të parandalohen ekcese të ngjashme.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: