08:38 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / V R

Vlora Çitaku krenare për nominimin e Dua Lipës në 6 kategori në “Grammy Awards”: Një dhe e vetmja

Janë shpallur nominimet për ndarjen më të madhe të çmimeve muzikore “Grammy Awards”.

Ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ajo që ka dominuar së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”.

Dua u nominuar në 6 kategori, ndërsa shpërtheu në lot pasi kuptoj lajmin dhe kjo përveç që ka bërë lumtur atë, shumë adhurues të saj e sidomos shqiptarët janë ndjerë krenar për këtë të arritur të saj.

Këtij suksesi të jashtëzakonshëm të yllit kosovar të muzikës botërore i është gëzuar edhe ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke thënë se Dua është një dhe e vetmja.

“Jo një, as dy por gjashtë nominime në Grammy për një dhe të vetmen tonë. Vazhdo vajzë”, ka shkruar ajo në status./Indeksonline/