Vlora Çitaku – Messit: Faleminderit që ndave dhuntinë tënde me ne

Lionel Messi i ka kumtuar përfundimisht skuadrës se po dëshiron largimin përfundimtar.
Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe fansja kosovare, ambasadorja Vlora Çitaku, shkruan IndeksOnline.
Ajo përmes një shkrimi, e ka falënderuar Messin duke i thënë se asnjëherë nuk do të jesh i zakonshëm.
“Faleminderit që ndave dhuntinë tënde me ne #LeoMessi
Ti nuk ishe kurrë, dhe nuk do të jesh kurrë, i zakonshëm.
Gjithë të mirat!”, ka shkruar ajo./IndeksOnline/