16:44 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Vlora Dumoshi dhe komuniteti artistik, homazhe për Leze Qenën pranë Teatrit Kombëtar

Vdekja e aktores legjendare nga Kosova sot, Leze Qena, ka lënë një boshllëk në artin, teatrin, e kulturën shqiptare.

Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, vazhdimisht po bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Leze Qenës.

Indeksonline ju sjellë disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe Ministrja e Kulturës së Kosovës, Vlora Dumoshi si dhe shumë pjestarë të komunitetit artistik të cilët po mundohen në një mënyrë ta nderojnë figurën e Leze Qenës. /Indeksonline/