Vlora e uron Vlorën, për ditëlindje, jo për flamurin në Vlorë! (Foto)
Vlora Dumoshi, anëtarja e Kryesisë së LDK-së sot po feston ditëlindjen e saj, shkruan Indeksonline.
Për këtë ditë të veçantë, atë e ka uruar edhe kundërshtarja e saj politike, me të njëjtin emër, Vlora Çitaku.
“E dashura Vlorë,
Pak kush më shumë se ti i jep peshë emrit që mbanë. Emrit amanet…
Të dhashtë ky vit miliona arsye për buzëqeshje!” ka shkurar Vlora Çitaku duke iu drejtuar me shumë dashuri mikes së saj, Vlora Dumoshit.
Këtë urim ajo ia ka bashkangjitur një fotografie e cila më së miri përshkruarmarrëdhënien mes këtyre të dy politikave shqiptare./Indeksonline/