75 Mall Live Search
14:22 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Z S

Vlora Hyseni e SHISH-it takon zyrtarë të lartë të administratës së Trumpit

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë, Vlora Hyseni, ka takuar zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Ky takim në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik mes të dyja vendeve.

Në takimin me znj.Tulsi Gabbard, drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve tona.

U shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH-in si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon./Indeksonline/