75 Mall Live Search
15:40 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vlorë, 80% më pak vizitorë se fillimi i gushtit të kaluar

Gushti sjell shpresë që fluksi i zakonshëm i pasagjerëve, pushuesve dhe turistëve të  cilët mbërrijnë  me dy tragetet e linjës Vlorë –Brindisi-Vlorë  do të jetë më i lartë në ditët në vijim.

Këtë të martë fillim gushti, me dy tragetet e linjës Vlorë Brindisi kanë mbërritur 354 pasagjerë.

Krahasuar me një  vit  më parë,  në këtë periudhë sigurisht që jemi shumë herë më dobët, afro 80 % më  pak se 2019, në  të cilën në fillim gushti ka patur një mesatare prej 2000 pasagjerësh ditorë.

Pasagjerët të cilët mbajnë numrin më të lart të mbërritur në vendin tonë nga porti i Vlorës për gjatë kësaj periudhe janë shqiptarët rezidentë në Itali të cilët vijnë për pushime dhe vizita në vendin e tyre.

Por si për të mbajtur shpresat gjallë, gjen edhe ndonjë Italian që ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.

COVID-19 ka ndikuar drastikisht në uljen e numrit të pasagjerëve të  mbërritur nga porti i Vlorës. Gjatë  muajt korrik të vitit 2019 nga ky port mbërrinin 20500 pasagjerë, ndërsa këtë vit  kanë ardhur gjatë  gjithë  korrikut 5023 pasagjerë .