22:43 / E Martë, 18 Korrik 2023 / MSH

Vlorë dhe Dhërmi, Policia ndihmon pushuesit e bllokuar në det të hapur

Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi iu kanë shkuar në ndihmë dy rasteve gjatë ditës së sotme, disa pushuesve të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.

Në rastin e parë, Policia Kufitare e Vlorës iu shkoi në ndihmë 4 pushuesve që ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”.

Ata u bllokuan pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt.

Në ndihmë të disa pushuesve të tjerë, në plazhin e Livadhit, ka shkuar Policia Kufitare Dhërmi, pasi mjeti me të cilën lundronin kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg.