19:48 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vlorë/ Djali qëllon me bishtin e sëpatës vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait

VLORË– Një person ka goditur me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku nga informacionet paraprake mësohet vajza dhe gruaja, identiteti i të cilave nuk dihet ende, janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë djalin që të kryejë këtë akt.