09:35 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vlorë, futen për të nxjerrë varkën e peshkimit, tre fuoristrada ngecen në det

Një ngjarja jo e zakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku tre automjete kanë përfunduar në det.

Paraprakisht mësohet se makinat janë futur për të tërhequr një varkë peshkimi dhe kanë ngecur.

Makinat janë një Land Rover dhe dy Nisan.

Në vendngjarje ka shkuar policia e shtetit dhe policia kufitare për të bërë sqarimin e rrethanave të ngjarjes.