Vlorë: Hyri në det për të peshkuar, humbet pa gjurmë
Mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1” ka hyrë në det për të peshkuar me pushkë sportive shtetasi Mehmet Aliaj, 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji.
Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe oolumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60- vjeçarit.