75 Mall Live Search
20:35 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Vlorë, mbin bari i panjohur pas 40 ditëve karantinë, kryebashkiaku thirrje qytetarëve: Mos iu afroni, do të…

Pas rreth 40 ditëve karantinë në qytetin e Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë.

Ky lloj bari ka marrë edhe vëmendjen e krybashkiakut të Vlorës Dritan Leli,  i cili ka njoftuar se do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje.

Postimi i plotë:

Na rezulton se gjate ketyre 40 diteve te karantines ne hyrje te Vlores ka mbire nje lloj i panjohur bari i larte qe e ruan vesen gjate gjithe kohes ne forme te konservuar pergjate trupit.

Bashkia e Vlores do te angazhoje Institutin e Bimeve per te analizuar shkaqet e lindjes dhe perberjen biologjike te kesaj specieje.

Ju bejme thirrje te gjithe qytetareve te mos i afrohen pa u zbuluar me pare efekti i kesaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bime te tjera dhe peme te ndryshme po shtohen rrotull barit te cuditshem me permasa gjigande qe ka dale ne hyrje te qytetit.