10:49 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vlorë, shpërthen një automjet në lëvizje, lëndohet drejtuesi (Foto)

Një automjeti është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, pas një atentati me tritol Drejtuesi i mjeti është transportuar për në spital. Bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë i telekomanduar.

Vendi i ngjarjes është një pikë ku qëndrojnë furgona që shkojnë në Kaninë. Policia nuk dhënë konfirmim për gjendjen e personit të plagosur dhe nëse është apo jo objektivi. Është e vështirë mbledhja e provave. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje.

Vlorë merë flakë në ecje një makinë, i plagosur është shoferi i këtij automjeti, një 25-vjeçar. Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa AA298SL.