20:19 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

VMRO-DPMNE vazhdon protestat në Shkup

VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar edhe sot me protesta përpara Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar lirimin e funksionarëve dhe deputetëve të saj të cilët dyshohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Sonte në protesta nuk ishte kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski, ndërsa krahas numrit të vogël të protestuesve vëreheshe edhe mungesa e dhjetëra deputetëve të opozitës në protestë. Protesta do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.