21:46 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

VMRO nga nesër i nis protestat anti-qeveritare në Shkup

Nesër prej orës 17:00 partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoni do të fillojë protestat anti qeveritare në Shkup.

Protestat të cilat pritet të fillojnë nga dita e nesërme, siç merr vesh IndeksOnline pritet të vazhdojnë për ditë me radhë, të cilat si cak do të kenë dorëheqjen e Qeverisë të drejtuar nga LSDM e Zoran Zaevit.

Nga partia opozitare thonë se ata do të protestojnë, pasi që janë kundër siç i quajnë ata, të zezave që ka sjell kjo Qeveri si në aspektin ekonomik, ashtu edhe  përndjekjeve që iu bën ish funksionarëve të saj.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup kanë informuar se gjatë ditës së nesërme do të bllokohen disa rrugë kryesore në Shkup./Indeksonline/