“Vodafone” do të sigurojë SIM kartela falas për 200 mijë refugjatë ukrainas që shkojnë në MB

Gjiganti i telefonisë mobile ‘Vodafone’ do të ofrojë lidhje falas për 200,000 refugjatë ukrainas që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton IndeksOnline.
Operatori celular u ka kërkuar organizatave bamirëse që ndihmojnë ata që kanë ikur nga pushtimi rus të kontaktojnë me ‘Vodafone’.
Oferta vjen në formën e një karte SIM dhe përveç thirrjeve përfshinë edhe 20 GB internet falas çdo muaj, për gjysmë viti.
Një iniciativë tjetër e nisur nga kompania parasheh edhe dhurimin e telefonave dhe latpopëve falas për refugjatët./IndeksOnline/