75 Mall Live Search
09:39 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / LB

Vodhën cigare dhe TV, arrestohen dy persona në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjti në dy lokacione të ndryshme – në dyqane, kanë vjedhur disa pako cigare të llojeve të ndryshme dhe një TV.

Njësitet policore te të dyshuarit, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 85-pako cigare dhe një TV, të cilat dyshohet se ishin vjedhur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.