Vodhën data bazën e një firme për të përfituar, policia arreston dy persona

Një femër ka raportuar se katër të dyshuar, i kanë vjedhur komplet data bazën me të dhënat e firmës ku ajo punon dhe janë duke e përdorur për përfitime personale.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit ishin punëtorë të saj disa kohë me parë, transmeton IndeksOnline.
Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/