75 Mall Live Search
09:54 / E Hënë, 20 Janar 2025 / S Z

Vodhën një makinë me targa serbe në Leposaviq, arrestohen dy burra

Dy burra janë arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë.

Sipas policisë, makina është nën pronësinë e ankuesit, shtetas i Kosovës, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata dyshohet se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë, e cila ishte pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.