75 Mall Live Search
18:48 / E Premte, 26 Shtator 2025 / F.R

Vodhën një trotinet në Vushtrri, arrestohen tre persona në Mitrovicë të Veriut

Hetuesit policorë në Vushtrri, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas policisë, arrestimi i tre të dyshuarve (meshkuj/kosovarë) është bërë sot në Mitrovicën e Veriut, mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në rastin e raportuar më 19 shtator në Vushtrri, kur ankuesi kishte raportuar vjedhjen e një trotineti.

“Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë trotinetin e vjedhur, i cili pas procedurave të nevojshme i është kthyer pronarit”, u tha në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: “Vjedhje”, “Ndihmë në kryerje të  veprës penale” dhe “Blerje, pranim ose fshehje e sendit të përfituar me kryerje të veprës penale”.