Vodhën shkollën në Obiliq, policia në mënyrë profesionale arriti t’i kap 3 hajnat

Vjedhjet janë bërë një dukuri shqetësuese për qytetarët e vendit tonë.
Por, disa hajna arritën të kapen nga Policia e Kosovës, të njëjtit kishin bërë një vjedhje të rëndë në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq.
Rasti ishte lajmëruar në polici në orën 15:30.
Detajë për IndeksOnline ka dhënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e rastit ku dyshohej të jenë vjedhur pajisje elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore. Mbledhja e informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë si dhe një hetimi shpejtë preliminarë ka rezultuar me identifikimin e të dyshuarve të mundshëm si dhe arrestimin e tyre.
Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve policia ka lokalizuar edhe vend fshehjen e gjërave të vjedhura të cilat janë gjetur nga ana e policisë për tu kthyer më pas në shkollën e sipër cekur”.
Të tre të dyshuarit të mitur në moshë, janë proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit./Indeksonline

