Vodhën veturën në Mitrovicë, policia arreston tre hajna

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën rreth orës 10:40 është raportuar një rast vjedhjeje veture në Mitrovicë, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të policisë, ankuesi ka informuar se persona të panjohur kishin hapur me forcë dyert e rrethojës dhe më pas kishin vjedhur një veturë me vlerë rreth 3 000 euro.
Pas veprimeve të menjëhershme operative, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët janë kapur me veturën e vjedhur.
Rasti është duke u hetuar nga policia./IndeksOnline/