75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Vodhën xhaminë, arrestohen dy të dyshuar në Kamenicë

Policia në Kamenicë ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit Petrovc.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si vjedhje e rëndë

“Fsh. Petrovc, Kamenicë 10.09.2022 – 05:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.