Vodhi 1 milion euro në vendin ku punonte dhe u raportua e vdekur, gjermanja zbulohet “falë” qenit të saj

Një 47 vjeçare e dyshuar për mashtrim dhe vjedhje është gjetur duke jetuar në Majorka së bashku me qenin e saj.
47 vjeçarja është arrestuar nga policia spanjolle dyshohet të ketë përvetësuar 1 milion euro nga një kompani gjermane e energjisë diellore ku ajo punonte, shkruan Indeksonline.
Më pas prindërit e saj e kanë regjistruar si të vdekur para se ajo të zbulohet në një shtëpi në Majorka.
Detektivët privatë të punësuar nga firma hulumtuan në rrjetet sociale dhe zbuluan se ajo zotëronte një qen qimedredhur “gjigant”.

Puna e tyre e ndjekur çoi në arrestimin e saj.
Detektivët e gjurmuan atë në një vilë elegante në Santa Ponça pasi panë një burrë që ecte me një qen qimedredhur, e cila nuk është një racë shumë e zakonshme në ishull.
Të Mërkurën, policia në Majorka konfirmoi detajet të cilat fillimisht u raportuan nga gazeta e përditshme lokale Diario de Mallorca.
Historia filloi në nëntor kur gruaja u thirr në një seancë gjyqësore në Palma, Majorka.
Por dyshimet u ngritën në firmën e energjisë diellore për të cilën ajo punoi në Rostock, Gjermaninë veriore, kur prindërit e saj raportuan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë në Mars 2020.
Policia e cituar nga Diario de Mallorca tha se ajo në të vërtetë kishte jetuar në Majorka me dokumente false. /IndeksOnline/