Vodhi 3 kompjuterë nga kompania, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të mërkuren, pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Ai dyshohet se nga një kompani private ka vjedhur tre kompjuterë, në vlerë të përgjithshme rreth 5 mijë e 600 euro.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë./IndeksOnline/

