Vodhi 6.000 euro në një hotel në Ksamil, arrestohet brenda 24-orësh autori

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe vënë në pranga brenda 24-orëve të dyshuarin si autor të vjedhjes së një sasie parash në një hotel në Ksamil.
Arif Mance, 38 vjec, banues në Tiranë, është identifikuar përmes pamjeve filmike si autor i vjedhjes së një shume prej 6000 eurosh në hotelin “Koko” në qendër të Ksamilit.
Ai kishte vepruar i vetëm në ngjarje por ishte treguar i pakujdesshëm për t’u fshehur nga kamerat e sigurisë.
Mance rezulton person me precedent të theksuar kriminalë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Tiranë, Lac apo qytete të tjera të Shqipërisë, raporton ABCnews.
Policia e Sarandës po vijon hetimet për të zbuluar nëse Mance mund të ketë kryer vjedhje të tjera në Sarandë dhe Ksamil./Indeksonline/