09:40 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / k.v

Vodhi afër 2 mijë euro nga kasaforta, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për një vjedhje të rëndë.

Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00, transmeton IndeksOnline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull një pasi që i njëjti në një lokal ka vjedhur 1978 euro nga kasaforta. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësiti i hetimeve është duke u marrë ende me rastin./IndeksOnline/