Vodhi aparat për matjen e tensionit, arrestohet i dyshuari pas katër muajve

Të mërkurën është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për vjedhjen e ndodhur me 26 nëntor 2021, në një barnatore në rrugën “Zija Shemsiu”.
Sipas policisë, i dyshuari kishte vjedhur një aparat për matjen e tensionit dhe po ashtu ka kryer disa raste tjera të vjedhjeve në kohë të ndryshme, transmeton IndeksOnline.
Për arrestimin e të dyshuarit është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/