75 Mall Live Search
13:26 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Vodhi bankën ku punonte, arrestohet në Tiranë drejtori

Arrestohet drejtori i një banke në Tiranë i cili akuzohet se ka vjedhur bankën të cilën drejtone.

Në pranga ka rënë Artan Nisllaj, të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

“Në vijim të punës  për kapjen  e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thotë policia.