10:41 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Vodhi diamante e ari në vlerë 4 000 €, arrestohet i mituri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast i kanë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, ku është kontrolluar- bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë. /Indeksonline/