12:11 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vodhi dru në pyll, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në Gjakovë, pasi kishe prerë dru pa leje n[ mal, shkruan Indeksonline.


I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


“Gjakovë 21.11.2019-09:37 Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili nga njësitet policore është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tij me targa vendore në të cilin kishte pasur të ngarkuara dru, të cilat i kishte prerë në mal, pa leje. Nga zyrtarët e pylltarisë me procesverbal është konfiskuar masa drusore, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Indeksonline/