75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / MSH1

Vodhi këngët e papublikuara të Beyonce-s, dënohet me dy vjet burgim i dyshuari

Një hajdut që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé, është dënuar me dy vjet burgim.

Kelvin Evans, 41 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat që përfshinin hyrjen pa leje në një makinë, vitin e kaluar në Atlanta, Georgia, shkruan BBC-i.

Evans hyri me forcë në një Jeep Wagoneer të marrë me qira nga një koreograf dhe balerin për Beyoncé-n më 8 korrik 2025, ndërsa turneu i këngëtares “Cowboy Carter” po vinte në Atlanta.

Pasi u kthyen te automjeti, ata gjetën xhamin e pasmë të thyer dhe bagazhet e tyre të zhdukura.

Hetuesit nuk i kanë gjetur ende hard disqet ose sendet e tjera të vjedhura.

Evans arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë në gjykatë të martën, përpara gjyqit të tij këtë javë.

Autoritetet janë njoftuar se në mesin e gjësendeve të vjedhura kishte edhe “informacion të ndjeshëm personal” që i përkiste Beyoncé-s.