75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / k.v

Vodhi laptopin në ‘Neptun’, policia e zë hajnin 40-vjeç

Menaxheri i kompanisë ‘Neptun’ në Prizren, ka lajmëruar të mërkurën një rast të vjedhjes.

Ai ka raportuar në policisë se me datën 15.11.2022 rreth orës 19:13, një person i panjohur kishte vjedhur një ‘laptop HP’ dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur. Vlera e laptopit është 700 euro.

Pas sigurimit të provave është arritur të identifikohet i dyshuari U.M., 1982 i cili ka pranuar se kishte kryer vjedhjen.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën penale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar/ Departamenti për krime të përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për 48 orë./IndeksOnline/