16:36 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / OSH

Vodhi motorin e ujit dhe tentoi të arratiset, mbeti në mes të detit – kërkoi ndihmën e policëve në Florida pasi nuk dinte not

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë në Florida, kanë kapur momentin kur një i ri vjedh motorin e ujit dhe tenton të arratiset nga policia, por në një moment ai ngec në mes të detit – duke i paralajmëruar policët se nuk di të notojë.

Ata u detyruan t’i dalin në ndihmë hajnit, i cili ishte kapluar nga paniku se mund të bie në ujë dhe të mbytet, transmeton Telegrafi.

E pamjet e publikuara më poshtë janë publikuar nga zyra e sherifit në Ormond të Floridas, ku policët kërkuan nga një familje që t’ua huazojnë anijen e tyre për të kapur hajnin, që mendoi se do të arratisej pa gjurmë.

Nga zyra e sherifit është bërë e ditur se i dyshuari për vjedhje është arrestuar, kurse motori i ujit i është kthyer pronarit.