75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / G T

Vodhi një telefon, ylli i Manchester Cityt ishte arrestuar në Madrid pak javë më parë

Matheus Nunes mbrëmë luajti gjithë ndeshjen e UEFA Champions League me fanellën e Manchester Cityt ndaj Slovan Bratislava.

Por, është mësuar se ylli portugez ishte arrestuar nga policia në Madrid pak javë më parë, shkruan Indeksonline

Nunes dyshohet se e ka vjedhur një telefon në një klub nate.

Këtë e bëri, pasi një burrë bëri një foto pa dëshirën e futbollistit dhe ai ia mori telefonin me dhunë.

Ai u prangos dhe u dërgua në komisariatin e Arganzuela-s para se të telefononte avokatin e tij dhe të lirohej me kusht disa orë me vonë.

“El Mundo” raporton se lojtari është në pritje të një seance gjyqësore.

Udhëtimi i 26-vjeçarit në Madrid ndodhi gjatë pushimit ndërkombëtar, pasi ai u la jashtë listës së Kombëtares së Portugalisë./Indeksonline/