75 Mall Live Search
11:11 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / k.v

Vodhi veturën e mërgimtarit, policia e arreston hajnin në Gjilan

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi që kishte vjedhur një veturë me targa gjermane, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09 e 30 minuta në rrugën “Rexhep Elmazi” në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Vetura i është kthyer pronarit, ndërsa ndaj të dyshuarit është hapur rasti për vjedhje të rëndë./IndeksOnline/