75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / k.v

Vodhi veturën e një mërgimtari, arrestohet 34-vjeçari në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës, në të vërtetë, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale: Vjedhje në bashkëkryerje.

Hetimi është iniciuar më 11 shkurt 2024, pasi që ankuesi kishte paraqitur si të e vjedhur veturën me targë të huaj.

Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative  të kryera nga specialistë për hetimin e vjedhjeve, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: S.K., 34-vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i  dyshuar e i implikuar në këtë rast.

Vetura e vjedhur pasi është gjetur i është kthyer pronarit në posedim, ndërkaq i dyshuari pas arrestimit u dërgua  në mbajtje prej 48-orësh, për t’u proceduar mëtej në fazat e  mëtejme të procesit hetimor./IndeksOnline/