Vogëlushi bën ”SIU” para Roanldos, ky është reagimi i tij (VIDEO)

Cristiano Ronaldo padyshim që është njeri prej futbollistëve që ka ndikm shumë të madh si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Portugezi njihet për festimet unike gjatë shënimit të golave, që pastaj janë kopjuar nga shumë futbollistë, shkruan IndeksOnline.
Njëri prej festimeve të Ronaldos është ai që njihet si ”SIU”.
E këtë festim e bëri një fëmijë para syve të CR7, në zhveshtoren e klubit arab AL Nassr.
Ronaldo e priti shumë mirë festimin e vogëlushit, ku shkoi afër tij, dhe e puthi atë./IndeksOnline/