75 Mall Live Search
22:40 / E Shtunë, 07 Shtator 2024 / MSH

Vogëlushi i afrohet Kurtit për ‘selfie’, ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit

Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në një video të publikuar nga Raporto24, shihet se si një voglush bën foto me Kurtin dhe ia lë një mesazh.

“Kryeministër ishte kënqësi, çele Urën e Ibrit…”, dëgjohet të thotë voglushi duke ia vënë gishtin në gjoks.

Ai po ashtu shihet shumë i lumtur që arriti ta bëjë një ‘selfie’ me Kurtin.