Vogëlushi merr dekoratën e babait zjarrfikës, që vdiq nga zjarret, në Australi

Me një biberon në gojë dhe i veshur me uniformën e zjarrfikësit, vogëlushi 19-muajsh i dha lamtumirën babait të tij zjarrfikës, i cili humbi jetën gjatë misionit të tij për shuarjen e zjarreve, në Australi.
Gjatë funeralit, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës i dorëzojnë djalit 19-muajsh dekoratën në emër të babait të tij.
Zjarrfikësi 32-vjeçar humbi jetën së bashku me një kolegun e tij kur një pemë e djegur ra mbi makinën e tyre.